Prokuroria i kërkon KQZ-së informata për poblemet e platformën online
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar KQZ-së informacione të nevojshme lidhur me mos funksionimit e platformës së KQZ-së, e cila të dielën pas përmbylljes së procesit të votimit, në kohën e procesimit të rezultateve preliminare kishte rënë nga sistemi. Prandaj Prokuroria ka kërkuar mbledhjen e këtyre informacioneve për ta vërtetuar nëse ka elemente të kryerjes së ndonjë vepre penale apo jo.
“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit informon opinionin publik se Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme, pasi ka pranuar informacion rreth mos-funksionimit të platformës së KQZ-së, ka kërkuar nga ky institucion marrjen e informatave të nevojshme për të vërtetuar nëse ka elemente kryerjes së ndonjë vepre penale apo jo”, thuhet në njoftimin nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Problemet me platformën e tyre online i kishte konfirmuar edhe vetë KQZ-ja.
Edhe kompania që menaxhon aplikacionin e KQZ-së, tha se shkak i rënies nga sistemi i faqes online së këtij institucioni ishin ngarkesat dhe se kjo faqe së bashku me infrastrukturën tjetër qeveritare, ka qenë shënjestër e sulmeve kibernetike të vazhdueshme. /Kosova.info/
