Hamza premton Fondin për Papunësinë për mbështetje të fuqisë punëtore

Kandidati i PDK-së, Bedri Hamza, ka paraqitur një iniciativë për të mbështetur qytetarët në rast humbjeje të vendit të punës. Gjatë një deklarate në rrjete sociale, Hamza theksoi se humbja e punës krijon pasiguri për çdo individ dhe se shteti duhet të ndërhyjë me mbështetje të drejtpërdrejtë.

“Papunësia është një sfidë e madhe për çdo qytetar. Humbja e vendit të punës krijon pasiguri te secili individ, por me mbështetje të shtetit, do ta keni më të lehtë t’ia dilni,” tha Hamza.

Ai shtoi se, për t’i ndihmuar qytetarët të përballojnë sfidat e përditshme, do të krijohet një Fondi për Papunësinë, që do të ofrojë mbështetje financiare për ata që kanë humbur vendin e punës.

“Do të krijoj Fondin për Papunësinë, ku për 6 muaj me radhë, qytetarët që mbeten të papunë do të mbështeten me 80% të pagës së fundit që kanë marrë,” tha Hamza. Ai po ashtu nënvizoi se ky fond do të shoqërohet me mundësi trajnimesh profesionale për zhvillimin e aftësive, në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të rinovojnë ose përmirësojnë aftësitë e tyre profesionale.

“Ky mbështetje do t’i ndihmojë qytetarët të përballojnë nevojat e përditshme të jetesës, deri në momentin kur ata të gjejnë mundësi të reja punësimi,” përfundoi Hamza.

Go to TOP