Rama: Rruga “Ilaz Kodra” hapet për qarkullim në të dy drejtimet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se rruga “Ilaz Kodra”, në lagjen Dardania, do të jetë përkohësisht e hapur për qarkullim në të dy drejtimet. Ky vendim synon lehtësimin e qarkullimit dhe shkarkimin e trafikut në këtë zonë.

Segmenti i përfshirë në ndryshim është ai ndërmjet rrugëve “Isa Boletini” dhe “28 Nëntori”. Banorët dhe shoferët janë të lutur të përshtatin lëvizjen sipas këtij ndryshimi dhe të respektojnë sinjalizimin rrugor për sigurinë e të gjithëve.

Autoritetet komunale kanë theksuar se ky është një vendim i përkohshëm, dhe çdo ndryshim tjetër do të komunikohet në kohë reale. /Kosova.info/


Go to TOP