Kënga e re “Pa ty” po bën bujë – BENTO sjell një hit me motive dashurie
Këngëtari i talentuar dhe i dashur për publikun, Benet Gashi-BENTO, ka publikuar këngën e tij më të re, “Pa ty”, e cila tashmë po pritet shumë mirë nga dëgjuesit.
Kjo këngë, me tekst të shkruar nga BENTO dhe Exttral, sjell motive të forta dashurie, duke prekur zemrat e adhuruesve të muzikës romantike.
E publikuar dje, “Pa ty” është shndërruar menjëherë në një hit duke grumbulluar një numër të madh klikimesh dhe reagimesh pozitive.
Me melodi të ndjerë dhe tekst emocionues, kjo këngë po dëshmohet si një tjetër sukses në karrierën e artistit. /Kosova.info/
