Arrestohen trembëdhjetë (13) persona me urdhëresa tё gjykatave
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor në Pejë, nga data 01.01.2025 deri me datë 31.01.2025, kanë realizuar urdhëresat e gjykatës ndaj personave të kërkuar, duke arrestuar trembëdhjetë (13) persona të dyshuar.
Personat e arrestuar, të dyshuar për vepra të ndryshme penale, shtatë (7) nga të dyshuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit në qendrat e paraburgimit, ndërsa gjashtë ( 6) nga të dyshuarit janë dërguar në seanca gjyqësore, dhe pasi kanë bërë pagesën e dënimit (gjobën) janë liruar.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, do të vazhdoj me realizimin e urdhëresave të lëshuara nga Gjykatat kompetente. /Kosova.info/
