Poeti për kauzën e familjes/Imer Topanica kandidat për deputet nga koalicioni për familjen

Fjala e tij është e bukur dhe me peshë. Me plotë bindje mund të thuhet se ai është mjeshtër i saj. Një karakter jokonformist, tek i cili ngjizet urtësia, etika dhe estetika e gjigantëve të letërsisë kombëtare e botërore.

Poeti Imer Topanica, në vargun e tij, flet hapur për dëshirat dhe sistemin e vlerave që ai përfaqëson dhe mbron. Vepra e tij, pjesë e antologjisë botërore poetike, ka nxjerrë në pah talentin dhe krijimin e tij të veçantë letrar, duke e bërë emrin e llapjanit të njohur përtej kufijve.

Antologjik mbetet jo vetëm krijimtaria e tij letrare, por edhe angazhimi i tij në mbrojtjen e kauzës së familjes. Për Topanicën, familja nuk është opsion; është detyrim dhe përgjegjësi për çdo shpirt të ndërgjegjshëm dhe të rritur në këtë vend.

Imer Topanica i është bashkuar listës së kandidatëve për deputetë nga Koalicioni për Familjen, me synimin për ta mbrojtur dhe ruajtur qelizën kryesore të shoqërisë. Angazhimi i tij shkon përtej fjalëve – është një mision për ruajtjen e vlerave shoqërore dhe morale.

“Tash është koha,” thekson ai, duke ftuar qytetarët t’i bashkohen kësaj kauze.

KoalicioniPërFamiljen #MbrojeFamiljen #TashËshtëKoha

Go to TOP