Abdixhiku: Kryengritja e djathtë po ndodh në Has, fitorja është afër
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vijuar takimet elektorale në fshatin Gjonaj të Hasit, ku mori pjesë në një tubim masiv me mbështetës të partisë. Ai deklaroi se “kryengritja e djathtë” po ndodh, ndërsa LDK-ja po forcon pozitat e saj si lëvizje e shpresës dhe besimit.
Abdixhiku vlerësoi fshatrat e Hasit si shembull të punës së palodhur dhe të ndershme, duke premtuar projekte dhe iniciativa ambicioze për zhvillimin e kësaj zone. Ai theksoi programin e qartë zhvillimor të LDK-së dhe angazhimin e ekipit të partisë për të sjellë ndryshimin e shumëpritur më 9 shkurt.
“Ndryshimi po vjen, fitorja është afër! LDK-ja tashmë është më shumë se parti – është dashni,” tha Abdixhiku duke theksuar mobilizimin e jashtëzakonshëm qytetar që po ndodh në mbarë vendin. /Kosova.info/
