Abdixhiku në Malishevë: Investime për ujë të pijshëm dhe energji nga gazi

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, në tubimin elektoral të radhës të cilin e mbajti para qytetarëve të Malishevës, tha se janë bërë bashkë ta bëjnë ndryshimin e madh për shtetin.

Para qytetarëve të Malishevës, Abdixhiku tha se do ta zgjidhin problemin e ujit të pijshëm me një investim 5-milionësh nga niveli qendror dhe tha se do ta fuqizojnë rrjetin e distribuimit.

Abdixhiku premtoi mësim tërësor qysh në vitin e parë të qeverisjes dhe tha se kanë në plan ndërtimin e centralit me gaz. 

E kandidati për deputet, Fatmir Ademaj, tha se Malisheva po i përgjigjet thirrjes së kandidatit të LDK-së për kryeministër, për bashkim drejt fitores.

Në këtë tubim u prezantuan kandidatët për deputetë nga kjo komunë. /Kosova.info/


Go to TOP