Hamza: Hekurudha e Kombit do të forcojë lidhjet mes shqiptarëve

Kandidati PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka thënë se hekurudha e Kombit është projekti i tij i madh për forcimin e lidhjes mes shqiptarëve. Ai ka thënë se me investime me hekurudhë, Kosovën do ta lidh me Shqipërinë dhe shtetet e rajonit.

Sipas Hamzës, transporti hekurudhor ulë ndjeshëm shpenzimet e qytetarëve dhe ndikon pozitivisht në ekonominë e vendit, redukton ndotjen dhe kontribuon në mbrojtjen e mjedisit.

“Do ta përfundojmë projektin e modernizimit të linjës hekurudhor 10 që lidhë Hanin e Elezit me Leshakun, do ta ndërtojmë edhe hekurudhën e kombit. Kjo linjë hekurudhore moderne që forcon lidhjen mes shqiptarëve do të vazhdoj më pas edhe drejt Malit të Zi. Do ta funksionalizojmë linjën hekurudhore Klinë Prizren, do ta elektrifikojmë rrjetin në krejt Kosovën duke rritur shpejtësinë minimale deri në 120 kilometra në orë. Edhe nga Prishtina deri në Aeroportin “Adem Jashari” do ta ndërtojmë një linjë të re hekurudhore. Me hekurudha moderne, çdo qytetarë do të udhëtojë më shpejt më lirë, më pastër e më sigurt. Me hekurudha moderne Kosovën mund ta bëjmë më mirë”, tha Hamza. /Kosova.info/


Go to TOP