Kurti në Cyrih: Mërgata është me Lëvizjen, bashkohemi për ndryshimin më 9 shkurt
Kryeministri, njëherësh lideri i VV-së, Albin Kurti u prit nga mërgata shqiptare në Cyrih, gjatë një tubimi të organizuar në një sallë të mbushur plot, ku atmosfera u dominua nga ngjyrat kuqezi. Në fjalimin e tij, Kurti falënderoi mërgatën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe theksoi rëndësinë e bashkimit në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Mërgata në Zvicër është me Lëvizjen, mërgata gjithandej është me Lëvizjen, Lëvizja është me mërgatën. Me 9 shkurt votojmë 118 dhe bëhemi bashkë 500 mijë zemra,” tha Kurti duke përcjellë një mesazh të fuqishëm uniteti.
Kurti vlerësoi kontributin e mërgatës shqiptare në forcimin e identitetit kombëtar dhe rolin e tyre të pazëvendësueshëm në zhvillimin e Kosovës. /Kosova.info/
