Buzhala ironizon udhëtimet falas të organizuara nga VV: Hajde pa pare në Kosovë

Gazetari i njohur hulumtues, Berat Buzhala, ka ironizuar përmes një postimi udhëtimet pa pagesë të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje për qytetarët që jetojnë në Gjermani, me qëllim pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.

“Te dashur vëllezër e motra që jetoni në Gjermani, Lëvizja Vetëvendosje po organizon udhëtime pa pare për në Kosovë, për zgjedhje,” ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Në stilin e tij satirik, Buzhala u ka bërë thirrje qytetarëve të cilët nuk votojnë për Vetëvendosjen që të përfitojnë nga kjo mundësi për t’u kthyer falas në vendlindje duke sugjeruar që t’i përgjigjen pozitivisht çdo pyetjeje nga organizatorët, pavarësisht bindjeve të tyre politike.

“Nëse të pyet kondukteri a je votues i LVV-së, kurrgjë nuk të kushton me thënë PO, edhe që ke me votu Agim Bahtirin, Dimal Bashën e Mef Bajcinovcin. Pra, hajde pa pare në Kosovë,” ka vazhduar Buzhala. /Kosova.info/


Go to TOP