Që nga viti 1981 ceremonitë për inaugurimin e presidentit amerikan janë mbajtur në frontin perëndimor të Kapitolit, ku është ndërtuar një platformë për këtë ngjarje, e cila mund t’i akomodojë më shumë se 1.600 persona.
Për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta në Uashington inaugurimi i presidentit të zgjedhur, Donald Trump, për mandatin e dytë është zhvendosur në ambiente të brendshme – hera e parë në 40 vjet që ndodh një gjë e tillë. /REL/
Një pamje e përgjithshme tregon frontin perëndimor të ndërtesës së Kapitolit të SHBA-së, gjatë reshjeve të borës, një ditë para inaugurimit të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, për mandatin e dytë, në Uashington, SHBA, 19 janar 2025.Një shtresë bore ka mbuluar karriget e vendosura në ambientin e hapur para ndërtesës së Kapitolit në Uashington në mbrëmjen para inaugurimit presidencial 2025.Ceremonia e inaugurimit të Trumpit do të zhvillohet në ambiente të mbyllura për shkak të motit të lig.Pamje e ambienteve të brendshme ku do të mbahet ceremonia e inaugurimit të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.Që nga viti 1981 inaugurimi është mbajtur në frontin perëndimor të Kapitolit, ku është ndërtuar një platformë për këtë ngjarje, e cila mund t’i akomodojë mbi 1.600 persona.Për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta në Uashington inaugurimi i presidentit të zgjedhur, Donald Trump, për mandatin e dytë është zhvendosur në ambiente të brendshme – hera e parë në 40 vjet që ndodh një gjë e tillë.Karriget e bëra gati për ceremoninë e inaugurimit të presidentit të zgjedhur amerikan, janë mbuluar me një shtresë bore. Pjesa e sipërme e ndërtesës së Kapitolit ndriçuar ndërsa po bëhen përgatitjet e fundit për ceremoninë inaugurese. Foto me detaje të një të ftuari të veshur me një aksesor që përshkruan presidentin e zgjedhur të SHBA-së Donald Trump në një festë inaugurimi të sponsorizuar nga TikTok-u për influencuesit që e mbështetën atë, në Uashington.Një poster i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, shfaqet në një tezgë me suvenire, para inaugurimit presidencial, në Uashington, SHBA, 18 janar 2025.Ursula Trump prezanton gatimet e zbukuruara me portretin e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, në një furrë buke në Freinsheim, Gjermani, 20 janar 2025.Ëmbëlsira të zbukuruara me portretin e Trumpit në prag të inaugurimit të tij si president.Pronari i X-it dhe Tesla-s, Elon Musk, gjatë një tubimi me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, një ditë para inaugurimit të Trumpit për mandatin e dytë, në Uashington.14Presidenti i zgjedhur, Trump, gjatë një tubimi me mbështetësit e tij një ditë para inaugurimit në Uashington, 19 janar 2025.15Mbështetësit e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.