Haradinaj takon Grenell para inaugurimit të Trump: Fokus në anëtarësimin e Kosovës në NATO

Në prag të ceremonisë së inaugurimit të Presidentit Donald Trump, Ramush Haradinaj zhvilloi një takim pune me Richard Grenell, i Dërguar i Posaçëm Presidencial për Misione të Veçanta.

Gjatë takimit, Haradinaj rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për marrëdhënie strategjike me SHBA, duke theksuar si prioritet kryesor anëtarësimin e drejtpërdrejtë të Kosovës në NATO. Ambasadori Grenell do të fillojë zyrtarisht detyrën e tij të re nesër, në kuadër të administratës së dytë të Presidentit Trump, me fokus të veçantë në Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën.

Go to TOP