Kosova U20 nuk arrin në finale pasi barazon me Britaninë e Madhe
Britania e Madhe U20 në hendboll e ka siguruar finalen e IHF Trophy për zonën evropiane, pas barazimit dramatik 26:26 ndaj Kosovës.
Britanikët kanë kaluar në finale nga pozita e dytë në grup dhe do të përballen me Bullgarinë në ndeshjen vendimtare.
Ndeshja mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe ka qenë e luftuar deri në sekondën e fundit.
Britanikët e kanë nisur më mirë, duke mbajtur epërsinë gjatë tërë pjesës së parë, e cila ka përfunduar 15:11 në favor të tyre.
Megjithatë, “Dardanët” nuk janë dorëzuanr dhe kanë treguar një rikthim të madh në pjesën e dytë. Në minutën e pesëdhjetë, Kosova ia ka arritur ta barazojë rezultatin në 21:21, dhe më pas ka kaluar në epërsi me një gol, 22:21 dhe 23:22.
Në sekondat e fundit të ndeshjes, Britania e Madhe ka barazuar e madje edhe më shumë, por në sekondën e fundit, Etnik Bajoku ka shënuar për rezultatin përfundimtar 26:26.
Për Kosovën, Elion Goçi, ka shënuar shtatë gola. Altin Cacaj pesë, ndërsa Ardrin Dobraj dhe Gent Bajrami kanë realizuar nga katër.
Kosova renditet në vendin e tretë në grup me dy pikë dhe do të luajë ndaj Qipros, e cila mban vendin e katërt, për të përcaktuar renditjen përfundimtare, përkatësisht pozitat e treta dhe të katërta në turne.
