Kurti: Punën më të madhe për kombin e kanë kryer dëshmorët

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, në ditën e pestë të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit, ka qëndruar në Kaçanik ku ka takuar luftëtarë të UÇK-së ndërsa në Han të Elezit ka qëndruar te familja e dëshmorëve Gafur e Driton Loku.

Kreu i Vetëvendosjes tha se punën më të madhe për kombin e kanë kryer dëshmorët dhe luftëtarët e lirisë.

“Në Kaçanik në konakun e luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Beqir Krasniqi e në mesin e veteranëve dhe invalidëve të luftës së drejtë e çlirimtare të popullit tonë. Në Han të Elezit te familja e dëshmorëve Gafur e Driton Loku, babë e bir, ushtarë të UÇK-së, përkrah familjarëve që krenaria për ta ua lehtëson dhimbjen. Punën më të madhe për kombin tonë e kanë kryer dëshmorët dhe luftëtarët e lirisë. E kontributi i tyre është i përjetshëm. Ata janë dëshmia e së kaluarës sonë, vetëdija e së tashmes dhe busulla për të ardhmen.

Bashkë me Kurtin ishin edhe kandidatë të tjerë për deputet në listën e Vetëvendosjes.

Go to TOP