Hamza në Shtime, premton autostradë të re
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka qëndruar sot në komunën e Shtimes.
Ai në takim me biznesmenë të kësaj komune ka thënë se bizneset e vogla u sjellin qyteteve ndryshime të mëdha, teksa ka premtuar ndërtimin e autostradës së re, e cila sipas tij, do të kalojë nëpër komunën e Shtimes.
“Autostrada e re që kalon përmes Shtimes do t’i përmirësojë ndjeshëm ndërlidhjet logjistike dhe mundësitë për bizneset lokale. Autostrada e re do ta ketë kyçjen në Banullë të Lipjanit dhe do të kalojë përmes Shtimes deri në Qafën e Duhlës. Kjo autostradë do t’i lidhë tri autostradat kryesore, Autostradën e Kombit, Autostradën Gjilan – Dheu i Bardhë dhe Autostradën e Shkupit. Ne do ta çlirojmë potencialin ekonomik dhe do të krijojmë mundësi të reja për bizneset në çdo komunë të Kosovës”, ka thënë Hamza. /Kosova.info/
