Flamuri amerikan në gjysmështizë në nderim të ish-presidentit Carter

Flamuri amerikan në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë po valëvitet në gjysmështizë sot në Ditën Kombëtare të Zisë për të nderuar ish-presidentin e 39-të të Shteteve të Bashkuara, Jimmy Carter.

Ndryshe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Jimmy Carter vdiq më 29 dhjetor 2024 në moshën 100 vjeçare.

Presidenti më jetëgjatë amerikan vdiq në shtëpinë e tij në qytetin e vogël Plains të Xhorxhias, ku ai dhe gruaja e tij, Rosalynn, e cila vdiq në moshën 96 vjeçare në nëntor 2023, kaluan pjesën më të madhe të jetët e tyre.

Go to TOP