Sonte shënohet 225-vjetori i Beethovenit në ‘Post ReMusica’

Sonte në Prishtinë do të shënohet 225-vjetori i krijimtarisë së kompozitorit dhe pianistit të njohur gjerman, Ludwig van Beethoven, nëpërmjet një koncerti.

Orkestra e të Rinjve të Ballkanit Perëndimor do të performojnë në Pallatin e Rinisë, nën dirigjimin e Desar Sulejmanit dhe shoqëruar nga klarinetisti Mario Ruska.

Ngjarja do të organizohet si Post ReMusica, ndërkaq Radiotelevizioni i Kosovës është sponsori medial. /Kosova.info/


Go to TOP