Rama: Subvencionet tani të qasshme në bashkësitë lokale

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se nga sot ka nisur pranimi i aplikimeve për subvencione edhe nëpër bashkësitë lokale, një iniciativë që synon të sjellë shërbimet më pranë qytetarëve.

“Rezultatet e kësaj nisme janë të dukshme që në ditën e parë,” deklaroi Rama duke theksuar përkushtimin e tij për t’i lehtësuar qytetarëve qasjen në shërbimet komunale.

Kjo risi synon të reduktojë pritjet e gjata në sportelet e komunës, duke ofruar shërbime më të shpejta dhe efikase. Gjithashtu, ajo kontribuon në rritjen e ndërveprimit mes komunës dhe qytetarëve duke përfshirë çdo lagje dhe fshat në procesin e përfitimit të subvencioneve.

Banorët e Prishtinës janë mirëpritur për të aplikuar në njësitë lokale, duke e bërë këtë proces më të aksesueshëm dhe më të thjeshtë për të gjithë. /Kosova.info/


Go to TOP