Kosova në 2030: Si do të Duket Ekonomia dhe GDP për Kokë Banori?
Shkruan: Shenoll MUHARrEMI
Këtu e kemi një ushtrim me shifra dhe trende reale se si mund të duket ekonomia e Kosovës në vitin 2030, por gjithashtu edhe GDP për kokë banori dhe numri i popullsisë:
-GDP për kokë banori do të mund të ketë një rritje prej 40.85% dhe të shkojë në 9,274 EUR për kokë banori në vitin 2030. Kjo mund të ndodhë për shkak të tkurrjes së popullsisë për rreth 100,000 persona dhe rritjes mesatare ekonomike për 4.7% deri 2030;
-Ekonomia e Kosovës nëse nuk ndodhë asgjë e jashtëzakonshme, do të jetë rreth 14 miliardë euro në vitin 2030. Po në rast se aplikohen reforma të thella ekonomike, kjo mund të rritet edhe për 2-3 miliardë më shumë (nuk besoj që ndodhë);
-Rritja ekonomike agregate e Kosovës nga viti 2024 deri 2030 mund të jetë rreth 31.83%. Vlera e rritjes ekonomike është më e ulët sesa vlera e rritjes së GDP për kokë banori për shkak se numri i popullatës me siguri do të tkurret, kjo nënkupton një rritjes prej 9% më të lartë gdp për kokë banori krahasuar me rritjen ekonomike;
-Numri i popullatës parashihet të bie në rreth 1.5 mil banorë rezident nga 1.6 mil sa janë regjistruar në vitin 2024.
p.s. Kjo rritje mund të kontraktohet pavarësisht llojit apo orientimit të qeverisë që është në pushtet. Por me reforma më të thella ekonomike (të djathta, pro sektorit privat dhe bizneseve) ekonomia mund të kontraktojë më shumë për shkak të bazës tepër modeste (lexoj të ulët).
