Në Dukagjin u festua në ambiente familjare
Gjakova dhe komunat rreth saj, pritën Vitin e Ri. Shumica festuan në ambiente familjare, ndërsa qytetarët shprehën dëshira për punë dhe mirëqenie. Në Gjakovë, nata e ndërrimit të moteve kaloi pa incidente, por u zbeh nga ndërprerjet e energjisë.
Në Gjakovë ndërrimin e motmoteve, shumica e qytetarëve e kanë pritur nëpër ambientet e tyre familjare.
Sidoqoftë për ata pak qytetarë që mesnata i gjeti duke festuar në qendër të qytetit, puna, mirëqenja dhe urimet për një vit të mbarë ishin dëshirat kryesore të tyre.
