Disa të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në Mal të Zi
Disa persona janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri pas një konfrontimi fizik në një tavernë në Cetinjë, në Mal të Zi.
Në një restorant në Cetinje sot pasdite A.M. u mori jetën disa personave me përdorimin e armëve të zjarrit, raporton Pobjeda. Sipas kësja gazete autori i armatosur ka dalë nga ndërtesa dhe ka ikur.
“U bëjmë thirrje qytetarëve të Cetinjës që të qëndrojnë të kthjellët dhe të qëndrojnë në objektet e tyre të banimit, ndërsa të gjitha njësitë policore në dispozicion janë në terren dhe po ndërmarrin aktivitete në kuadër të juridiksionit të tyre me qëllim të vënies nën kontroll të situatës dhe ndjekjes penale të autorëve”, thekson policia.
Policia thekson se në terren janë dërguar njësitet speciale të saj.
Mësohet se fillimisht ka ndodhur një përleshje në një lokal në periferi të Prestonicës, pas së cilës i kërkuari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.
NdërsaM Radio Cetinja raporton se disa persona janë vrarë në një ‘gosti të përgjakshme’ që ka ndodhur sot pasdite në një tavernë në Cetinje. Një i dyshuar identiteti i të cilit është i njohur për policinë ka vrarë katër burra, ka plagosur dy të tjerë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Radio Cetinja shkruan se jo shumë kohë më pas u raportua se ai ka vrarë dy fëmijë dhe ka plagosur një grua në vendbanimin Bogdanovkraj. Policia bën me dije se është A.M. nga Cetinja, të cilën po e kërkojnë. /Pobjeda, Danas online/
