Rama: Transformimi i arsimit në Prishtinë përmes digjitalizimit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur angazhimin e tij për transformimin e sistemit arsimor në kryeqytet. Në bashkëpunim me drejtorët e shkollave, Rama theksoi rëndësinë e digjitalizimit për të sjellë standarde të reja dhe për t’u hapur mundësi të reja për nxënësit.

“Kur besojmë në misionin dhe vizionin për të mirën e fëmijëve tanë, nuk na ndal askush!”, deklaroi ai duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e tyre.

Me fokus te teknologjia dhe përmirësimi i kushteve mësimore, ky projekt synon të ndërtojë një të ardhme më të ndritur për brezat e rinj në Prishtinë. /Kosova.info/


Go to TOP