Bajrami-Muratit: mos e trajto buxhetin e shtetit si me qenë buxheti yt personal

Anëtarja e LDK Hykmete Bajrami ka kritikuar ministrin Murati duke thënë ë të mos e keqpërdorë buxhetin duke e trajtuar si personal.

Ajo në një postim në profilin e saj shkruan:

“Qytetarëve, të cilët në këto ditë të ftohta s’po kanë rrymë nga 8 orë, Hekurani sot ju paska dhënë një mundësi: ai paska thënë: ”nëse nuk i doni 100 euro, mos i merrni”, dhe po ju tregon mënyrën se si mund t’i refuzojnë ato.

Dy pyetje për Hekuran Muratin:

1. A e kanë mundësinë qytetarët mos me i pagu faturat e rrymës, pasi që në këto ditë të ftohta po përballen me nga 8 orë reduktime? Dhe

2. A e kanë pasur qytetarët mundësinë mos me pagu 50% më shumë TVSH si rezultat i ngritjes enorme të çmimeve?

Dhe mos e trajto buxhetin e shtetit si me qenë buxheti yt personal, se nuk je duke bërë asgjë të jashtëzakonshme. Ti thjesht ke mbledhur tatime e taksa për ta bërë jetën e qytetarëve më të mirë, dhe meqë ke dështuar, tash po ua kthen qytetarëve një pjesë të parave të tyre. Kaq”, ka shkruar ajo. /Kosova.info/


Go to TOP