Aksidenti ajror në Kazakistan, Rama: Ngushëllime për dy vendet vëllazërore të Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka shprehur ngushëllimet për Azerbajxhanin dhe Kazakistanin pas aksidentit të rëndë ajror që la pas dhjetëra viktima sot.

Në një postim të tij në X (ish-Twitter), ai ka shprehur solidaritetin e tij dhe të Shqipërisë me popujt e këtyre vendeve që i quajti vëllazërore, duke theksuar urimet për paqe.

“Në emër të Shqipërisë, bashkohem me miqtë tanë të pikëlluar për të shprehur ngushëllimet e mia për vendet tona vëllazërore, Azerbajxhanin dhe Kazakistanin, dhe urimet e mia të përzemërta që paqja të mbizotërojë në të gjithë rajonin e tyre”, shkroi Rama.

Go to TOP