Mbappe: Të luash me lojtarë të mëdhenj është kënaqësi

Sulmuesi francez i Real Madridit, Kylian Mbappe, ka thënë se është i kënaqur me fitoren kundër Gironas.

‘Los Blancos’ mposhtën Gironan (0-3), fundjavën që lamë duke e ngushtuar diferencën me kreun e tabelës, Barcelonën në vetëm dy pikë.

Mbappe, i cili shënoi golin e tretë në fitoren ndaj Griona-s, tha se dueli me Gironan nuk ishte ndeshje e lehtë.

“Ishte një ndeshje e vështirë. Ne e dinim rëndësinë e kësaj ndeshje, por ne luajtëm mirë dhe e fituam ndeshjen”, ka thënë Mbappe.

Ish-ylli i PSG-së, ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij Jude Bellingham, por sipas tij, edhe Brahim Diaz dhe Arda Turan bën ndeshje të madhe.

“Ai është një lojtar i madh. Juda bëri lojë të shkëlqyer. Gjithashtu ndeshje të madhe bën edhe Brahim dhe Diaz. Të luash këtu më lojtarë të cilësisë së lartë është kënaqësi”, ka pohuar Mbappe.

Go to TOP