Prestreshi: Në kryeqytet po bëhen punë të mira, por sfidat mbeten
Aktivisti Valon Prestreshi ka vlerësuar pozitivisht zhvillimet dhe përmirësimet në kryeqytetin e Kosovës duke theksuar përpjekjet për të lehtësuar dhe menaxhuar proceset e mbetura në pritje.
“Në kryeqytet po bëhen punë të mira. Po përmirësohen proceset dhe fasilitohen rrjedhshëm punët e grumbulluara,” deklaroi ai në një postim të tij publik.
Megjithatë, Prestreshi pranoi se disa probleme të mbartura janë të vështira për t’u riparuar, por u zotua se me përkushtim, ndershmëri dhe profesionalizëm ato do të zgjidhen.
Ky mesazh reflekton optimizëm dhe angazhim për t’u përballur me sfidat e kryeqytetit, ndërsa ka marrë vëmendjen e qytetarëve që kërkojnë zgjidhje të qëndrueshme për problemet e përditshme. /Kosova.info/
