Faton Peci bën kallëzim penal ndaj Abdixhikut dhe zyrtarëve të LDK-së, kjo është arsyeja

Ministri i Bujqësisë Faton Peci ka bërë kallëzim penal ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhkut dhe kryetarit të Forumit të Rinisë të kësaj partie, Paris Gurit. Kjo erdhi, pasi LDK-ja foli për grantet e dhëna, nga Ministria e Bujqësisë për të afërmit e Fitore Pacollit.

Peci përmes një shkrimi në Facebook thotë se Abdixhiku, Guri dhe persona tjerë të LDK-së deshën të konstruktojnë fabrikime, sipas tij, duke tentuar t’i shtyjnë fermerët të deklarojnë se përkrahja e marrë në mënyrë meritore, nuk ishte e tillë, por e përfituar me anë të ryshfetit!

“Sipas ekipit të ekspertëve tanë këta dhe LDK-ja konsumuan këto vepra penale si mashtrimi, shtytja në lajmërim apo kallëzim të rremë, pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal dhe shantazh!”, shkroi Peci në Facebook.

Postimi i plotë

Me prova materiale e dëshmitarë!

Kallxim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe të tjerëve!

Sipas ekipit të ekspertëve tanë këta dhe LDK-ja konsumuan këto vepra penale si mashtrimi, shtytja në lajmërim apo kallëzim të rremë, pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal dhe shantazh!

Të lartëpërmendurit, deshën të konstruktojnë fabrikime duke tentuar t’i shtyejnë fermerët të deklarojnë se përkrahja e marrë në mënyrë meritore, nuk ishte e tillë, por e përfituar me anë të ryshfetit!

Njollosja e fermerëve meritorë e qeverisjes transparente, nuk kalon!


Go to TOP