“Fitore Pacolli 200,000 euro, Gratë e Krushës 0 euro”, pankarta në foltoren e Kuvendit
Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka ngjitur një pankartë në foltoren e Kuvendit të Kosovës para fillimit të diskutimit për buxhetin e vitit 2025. Në pankartë, Kadriaj ka kritikuar shpërndarjen e granteve nga Ministria e Bujqësisë, duke theksuar rastet e përfitimeve nga familjarë të deputetes Fitore Pacolli, ndërkohë që është refuzuar aplikimi i “Grave të Krushës”.
“Fitore Pacolli 200,000 euro, Gratë e Krushës 0 euro”, shkruhej në pankartën e Kadriaj, e cila e vendosi në foltoren e Kuvendit.
Emri i deputetes Fitore Pacolli ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë këtyre ditëve, pas raportimeve se vëllai dhe daja i saj kanë përfituar grante nga Ministria e Bujqësisë, e udhëhequr nga ministri Faton Peci.
