Orav: Fëmijët janë fillimi, mesi dhe fundi i të gjitha tregimeve

UNICEF dhe zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë shënuan Ditën Botërore të Fëmijëve, në kuadër të projektit “Mbrojtja e Fëmijëve të Cenueshëm në Kosovë”.

“E ardhmja e fëmijëve varet nga aftësia jonë për t’i dëgjuar ata dhe ne duhet  t’i dëgjojmë fëmijët”, deklaroi shefja e UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë se në fokus të politikave do të jenë kategoritë e cenueshme.

“Para shumë vitesh janë miratuar shumë dokumente të rëndësishme për të drejtat e fëmijëve. Ne jemi këtu për ju dhe fëmijët janë fillimi, mesi dhe fundi i gjitha tregimeve. Këto marrëveshje janë të gjitha për ju. Në pak vite që jam unë kam parë investime nga BE-ja për fëmijët, tash fokusi duhet të jetë edhe të skemat për fëmijët e sidomos të fëmijët e cenueshëm”, tha ambasadori Orav.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu foli për veprimet e institucionit që drejton për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

“Kemi punuar në hartimin e politikave sociale që fuqizon familjen dhe kemi avancuar edhe të drejtat e fëmijëve”, tha ajo.

Kurse ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci theksoi përkushtimin për përfshirjen e të gjithë fëmijëve në arsim.

Habit Hajredini, drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë, ka thënë se është arritur që 34 ekipe të formohen për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Fëmijët patën mundësinë që të ndajnë historitë e tyre personale dhe të diskutojnë për vizionin e tyre për të ardhmen me pjesëmarrësit  në këtë ngjarje.

Go to TOP