Kryetari Hyseni, i bënë thirrje opozitës ta votojnë bartjen e mjeteve

Disa projekte dhe subvencione, nuk po munden të realizohen. Kjo po ndodh si për shkak të mos miratimit të bartjes së mjeteve nga viti paraprak nga ana e kuvendit. Mos aprovimi i tyre nga shumica e këshilltarëve po i dëmton qytetarët.  

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni tha se ka treguar vetëm disa nga projektet dhe subvencionet që opozita po i pengon të realizohen duke mos votuar bartjen e mjeteve nga viti 2023.

“Duke tentuar të më kundërshtojnë mua, ata në fakt po i dëmtojnë vetëm qytetarët”, tha Hyseni.

I pari i komunës tregoi se këto projekte janë planifikuar dhe janë në shërbim të së mirës së të gjithë gjilanasve.

Kryetari Alban Hyseni, i bënë thirrje opozitës që të lënë anash inatet personale dhe ta votojnë bartjen. /Kosova.info/

Go to TOP