Ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçe princesha japoneze

Princesha japoneze Yuriko, anëtarja më e vjetër e familjes perandorake dhe gruaja e vëllait të perandorit Hirohito, vdiq sot në Tokio në moshën 101-vjeçe.

Së fundmi, shëndeti i saj është përkeqësuar dhe shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur, megjithëse mediat japoneze raportojnë se princesha vdiq nga pneumonia, raportoi AP.

Yuriko lindi në vitin 1923 si aristokrate dhe në moshën 18-vjeçe u martua me Princin Mikasa, vëllai i vogël i perandorit Hirohito dhe xhaxhai i perandorit aktual Naruhito, disa muaj para fillimit të Luftës së Dytë.

Go to TOP