Zyra e Kurtit kërkon 15 vetura luksoze me qira, duhet të jenë model i njëjtë dhe me ngjyrë identike

Zyra e Kryeministrit të Kosovës, përmes një procesi të prokurimit publik, ka shpallur kërkesën për marrjen me qira të disa automjeteve. Sipas dokumentacionit të tenderit, vlera e përcaktuar për këtë shërbim arrin në 125 mijë e 500 euro.

Dokumenti specifikon se qëllimi është marrja me qira e pesëmbëdhjetë automjeteve për një periudhë 12-mujore, të cilat do të shfrytëzohen për nevojat e Zyrës së Kryeministrit.

Kërkohet që të gjitha automjetet (15) të jenë të së njëjtës markë dhe ngjyrë. Gjithashtu, në specifikat e tenderit janë përfshirë detaje të tilla si viti i prodhimit, tipi i automjeteve, numri i ulëseve, si dhe kërkesa të tjera, të cilat janë të përshkruara më në hollësi në një tabelë përmbledhëse të dosjes së tenderit.

Go to TOP