Harris u bën thirrje amerikanëve “të dalin dhe të votojnë”
Derisa kanë mbetur vetëm edhe disa orë deri në mbylljen e vendvotimeve, kandidatja demokrate për presidente të ShBA-së, Kamala Harris, u bëri thirrje amerikanëve që “të dalin dhe të votojnë”.
“Duhet ta bëjmë atë. Sot është dita e votimit dhe njerëzit duhet të dalin dhe të jenë aktivë”, tha ajo për radiostacionin WVEE-FM të Atlantës.
Nënpresidentja aktuale njoftoi të dielën se ka votuar, duke dërguar fletëvotimin me postë në shtetin e saj të Kalifornisë.
“Unë sapo e kam dërguar fletën time të votimit me postë”, u tha gazetarëve Harris, teksa bënte fushatë në shtetin e Miçiganit.
Nëse fiton, Harris do të bëhej presidentja e parë grua e ShBA-së.
