Qeveria britanike organizon konferencën e parë tregtare Mbretëria e Bashkuar-Ballkani Perëndimor në Beograd

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar në Serbi do të organizojë konferencën e parë tregtare Mbretëria e Bashkuar-Ballkani Perëndimor në Beograd më 20 nëntor 2024.

Përmes një videoje, ambasadori britanik në Beograd, Edward Ferguson, bëri thirrje për t’u regjistruar dhe për të marrë pjesë në këtë ngjarje. “Ndërsa ekonomitë e Ballkanit Perëndimor po zhvillohen, po ashtu po rritet edhe tregtia e Britanisë së Madhe me këtë rajon. Në Serbi, për herë të parë këtë vit kemi kaluar pragun prej 1 miliard paund në tregtinë vjetore,” u shpreh ai ndër të tjera në mesazhin e tij.

Sipas ambasadës, tregtia mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Ballkanit Perëndimor ka parë një rritje të konsiderueshme prej 330% gjatë pesë viteve të fundit, duke ofruar mundësi të shumta bashkëpunimi për bizneset britanike në rajon.

Konferenca do të mbahet në partneritet me Odën e Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë, Qeverinë e Republikës së Serbisë dhe Odën Tregtare Britanike Serbe, deklaroi ambasada.

Go to TOP