Kurti: Koeficienti për vitin 2025 mbetet 110 euro, rritet koeficienti për njësi – 0.5 njësi nga janari e 0.5 tjera nga korriku

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se vlera e koeficientit për vitin 2025 do të mbetet 110 euro, por koeficienti për njësi do të pësojë rritje.

Ai ka shpjeguar se, duke nisur nga janari, koeficienti do të rritet me 0.5, ndërsa një rritje tjetër prej 0.5 njësish do të aplikohet në korrik.

“Duke marrë parasysh nevojën për të ndihmuar ata që kanë paga më të ulëta, sidomos në këtë periudhë të rritjes së kostove të jetesës globale, kemi arritur nivelin maksimal të lejuar të rritjes buxhetore për pagat. Prandaj, kemi vendosur të mos e ndryshojmë vlerën e koeficientit, por të rrisim koeficientin për njësi. Në janar do të shtohet për 0.5 njësi dhe po ashtu për 0.5 njësi të tjera në korrik. Kështu, për shembull, dikush që ka koeficientin 5.6, në janar do ta ketë 6.1 dhe në korrik 6.7,” ka sqaruar Kurti në një konferencë për media.

Go to TOP