Muharremi: Diskursi politik i Kosovës ka nevojë për konsensus për të shmangur politizimin e zhvillimit ekonomik
Analisti Shenoll Muharremi ka analizuar dy teza të rëndësishme në diskursin publik të Kosovës, duke argumentuar se as pretendimi se “nuk është bërë asgjë në 20 vite” dhe as ideja e “rritjes historike të jashtëzakonshme në 3-4 vitet e fundit” nuk qëndrojnë.
Ai nënvizon se, ndonëse Kosova ka shënuar një rritje të qëndrueshme ekonomike afatgjatë me një rritje prej 309% të GDP-së për kokë banori, ky zhvillim nuk ka arritur të ndryshojë situatën e vendit si një ndër ekonomitë më të dobëta në rajon.
Muharremi thekson nevojën për konsensus të gjerë politik dhe social për të avancuar agjendën ekonomike dhe për të shmangur politizimin e saj duke kërkuar angazhim dhe bashkëpunim nga të gjitha partitë dhe shoqëria civile për të nxitur një zhvillim më të fortë ekonomik. /Kosova.info/
