Meta lavdërime për ministrin Hajrulla Çeku në mbrojtjen e shtëpisë historike të Xhafer Devës

Publicisti Bardhyl Meta ka shprehur vlerësim të lartë për Ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, për përpjekjet e tij të palëkundura në mbrojtjen nga uzurpimi dhe tjetërsimi të shtëpisë së figurës historike, Xhafer Deva.

Meta e cilësoi këtë angazhim si një betejë politike, diplomatike dhe organizative duke theksuar se Çeku jo vetëm që arriti ta mbrojë, por edhe të sigurojë financimin për restaurimin e plotë e të përpiktë të kësaj godine të trashëgimisë kulturore.

“Rrnofsh, ke me u mbajt mend, për këtë ndërmarrje – politike, diplomatike dhe atdhetare!”, ka shkruar Meta. /Kosova.info/


Go to TOP