Zogaj ndau Çmimin e Kryeqytetit në natën finale të Festivalit të Këngës në Prishtinë
Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, mori pjesë në Natën Finale të Festivalit të Këngës, ku atmosfera ishte e jashtëzakonshme dhe mbushi mbrëmjen me emocion dhe energji artistike.
Në emër të Prishtinës, Zogaj ndau Çmimin e Kryeqytetit duke vlerësuar talentin dhe pasionin e artistëve që kontribuojnë në skenën kulturore të qytetit.
Zogaj falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për një mbrëmje të paharrueshme dhe uroi artistët për suksese të reja. /Kosova.info/
