Zogaj dënon sulmin ndaj Muhaxherit: sulm ndaj vlerave demokratike, mbështetja ime e plotë për Kryetarin e Pejës
Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka shprehur tronditjen dhe revoltën e tij ndaj sulmit fizik ndaj Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Duke e konsideruar aktin si të papranueshëm dhe një sulm të drejtpërdrejtë ndaj vlerave demokratike dhe rendit publik, Zogaj theksoi se sulmet ndaj përfaqësuesve të zgjedhur nga qytetarët nuk kanë vend në shoqërinë tonë dhe duhet dënuar me forcë.
Ai shprehu mbështetjen e plotë për Muhaxherin dhe ekipin e tij duke shpresuar që drejtësia të vihet në vend dhe që siguria të mbizotërojë. /Kosova.info/
