Sulmi ndaj Muhaxherit, reagon deputeti i VV’së: Akt i shëmtuar dhe i pabesë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, e ka dënuar ashpër sulmin ndaj Kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, duke e cilësuar si një akt të pabesë dhe të shëmtuar. Ai u bëri thirrje autoriteteve të rendit që të marrin masa për të sjellë autorët para drejtësisë dhe të sigurojnë që siguria dhe shëndeti i kryetarit të jetë prioritet për të gjithë qytetarët, pavarësisht dallimeve apo pakënaqësive.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, konfirmoi se sulmi ka ndodhur në mëngjes dhe se Muhaxheri është dërguar në spital për të vlerësuar natyrën e lëndimeve të pësuara. Ndërkohë, policia ka ndaluar personin e dyshuar për sulmin dhe po vazhdon hetimet.

Driton Rugova, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, konfirmoi se sulmi ndodhi rreth orës 08:50 në rrugën Bill Klinton dhe se autorët e dyshuar janë arrestuar.

Go to TOP