Qytetarët e Prishtinës mirëpresin parqet e reja në qytet: një hapësirë e gjelbër për të gjithë
Prishtina ka nisur ndërtimin e disa parqeve të reja, një nismë që është pritur me entuziazëm nga qytetarët e saj. Në mesin e përfituesve të drejtpërdrejtë janë familjet, të rinjtë dhe të moshuarit, të cilët tani kanë më shumë hapësira për relaks dhe aktivitete në natyrë.
Ariani, një qytetar që frekuenton parkun e ri te “Bregu i Diellit”, shprehet se, ky park është mrekulli.
“Me gjithë stresin e përditshëm, tani kemi një vend të qetë për të kaluar kohë me familjen dhe për të bërë ecje në natyrë”, tha ai për Kosova.info.
Arjeta një nënë e re, thekson rëndësinë e këtyre hapësirave për fëmijët. Ajo ka thënë se frekuenton parkun te Fakulteti Teknik.
“Prishtina ka munguar prej kohësh me parqe të përshtatshme për fëmijë”, tha Arjeta për Kosova.info.
Ajo tha se, “tani, fëmijët tanë mund të luajnë të sigurt, dhe si prindër ndihemi më të qetë kur i sjellim këtu”.
Muslia, një pensionist, shprehet i kënaqur me investimet në këto zona të gjelbra.
“Është vërtetë një ndryshim i madh. Parqet janë një domosdoshmëri për shëndetin e qytetarëve dhe për ambientin tonë. Shpresoj të ketë edhe më shumë investime të tilla në të ardhmen.”
Këto projekte, të mbështetura nga komuna, synojnë të ofrojnë një cilësi më të mirë jete për qytetarët dhe të përmirësojnë imazhin urban të Prishtinës. /Kosova.info/
