Mediat serbe: Picula raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, për Kosovën e BeH-në do të jetë dikush nga Partia Popullore Evropiane

Sipas informacioneve të gazetës Novosti, deputeti kroat i Parlamentit Evropian, Tonino Picula, pritet të emërohet si raportuesi i ri për Serbinë. Kjo nuk është ende zyrtare, por burime të brendshme kanë konfirmuar këtë zhvillim.

Parlamenti Evropian ka bërë zyrtare ndarjen e përgjegjësive për Ballkanin Perëndimor, me Aleancën Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve që do të marrë përgjegjësinë për raportuesit e rinj për Serbinë dhe Shqipërinë. Ndërkohë, raportuesit për Bosnje dhe Hercegovinën si dhe Kosovën do të jenë nga Partia Popullore Evropiane, për Malin e Zi nga grupi Renew Europe, ndërsa Maqedonia e Veriut do të mbikëqyret nga një raportues nga grupi i Gjelbër.

Go to TOP