Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për kuzhinierë dhe staf mbështetës, zgjidhje pas krizës ushqimore në FSK
Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për rekrutimin e kuzhinierëve, ndihmës kuzhinierëve, shpërndarësve të ushqimit dhe pastruesve të enëve, si masë për të adresuar krizën ushqimore në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Në njoftimin e publikuar në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, kërkohen 25 kuzhinierë, 23 ndihmës kuzhinierë, 44 shpërndarës ushqimi dhe 16 pastrues të enëve. Ministri Ejup Maqedonci ka deklaruar se ndërprerja e praktikave të vjetra të kontratave për ushqim ka shkaktuar krizën aktuale, por kjo masë synon të sigurojë një zgjidhje afatgjate.

