Çfarë ndodhi në të vërtetë me Salma Hayek dhe Nicole Kidman pas shfaqjes në Paris?
Ka pasur një debat në rrjetet sociale pasi video e Salma Hayek dhe Nicole Kidman në Paris u bë virale.
Aktoret kanë pozuar pas sfilatës së markës Balenciaga, e cila u zhvillua në kuadër të Javës së Modës në Paris. Ato kanë bërë foto me këngëtaren Katy Perry dhe në një moment Salma ka tentuar ta kthejë Nicole drejt fotografëve.
Mirëpo, Kidman e kapi në dorë, e shtyu dhe ua ktheu shpinën fotografëve. Pastaj Nicole shkëmbeu disa fjalë me Katy dhe u largua. Për shumë nuk ishte e qartë se çfarë ndodhi në të vërtetë dhe nëse kishte tensione mes aktoreve.
Duket se bëhet fjalë për diçka krejtësisht tjetër. Daily Mail shkruan se Nicole është inatosur nga fotografët që kanë qenë rreth tyre gjatë gjithë kohës
“Nuk ka problem. Ajo video nuk përfaqëson realitetin. Ka foto të tyre duke pozuar bashkë. Asgjë nuk ndodhi. Ata po flisnin dhe kamerat i rrethonin. Thjesht donin të largoheshin. Salma dhe Nicole janë miq, pavarësisht se çfarë mendon dikush Nicole nuk është aspak e vrazhdë”, tha një burim i afërt me aktoret për Daily Mail.
Ardhja e Nicole në sfilatën e modës në Paris ishte dalja e saj e parë publike pas vdekjes së nënës së saj.
Kidman ishte shumë e lidhur me nënën e saj, e cila kishte probleme shëndetësore dhe aktorja kujdesej për të.