Tërmet në Serbi
Rreth orës 4:48 të mëngjesit sot, në rajonin e Vranjas, rreth 10 kilometra në verilindje të Serbisë, është regjistruar një tërmet me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter. Instituti Sizmologjik i Serbisë raportoi se intensiteti në epiqendër u vlerësua në shkallën V-VI të shkallës Merkalli.
Edhe pse tërmete të këtij intensiteti zakonisht nuk shkaktojnë dëme të mëdha në objekte, dridhjet kanë qenë të mjaftueshme për të zgjuar banorët. Deri më tani, nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale të konsiderueshme.
