Minatorët e Trepçës në pritje për pagën e plotë

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës janë të zhgënjyer për shkak se janë kompensuar vetëm me 51% e pagës.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Sindikata e Minatorëve të Trepçës bën të ditur se janë në pritje të zbatimit të pagës së plotë nga menaxhmenti i kësaj ndërmarrjeje, që, sipas minatorëve, ka qasje të kundërligjshme dhe në kundërshtim me interesat e minatorëve.

“Shkelja e të drejtave elementare të minatorëve siç është e drejta në pagë, përkundër se para muaj më parë Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë një shumë prej 4 milion euro për ndërmarrjen Trepça Sh.A. dhe prodhimit enorm që kemi pasur në muajin shtator, është e papranueshme, fyese dhe kundërligjore”, thuhet në reagim.

Tutje,  sindikalistët e Trepçës shpresojnë që menaxhmenti i ndërmarrjes ta marrë shqetësimin e tyre me seriozitetin më të lartë, duke bërë menjëherë ekzekutimin e plot të pagave, që, siç u shprehën ata, “loja me bukën e minatorëve duhet të marrë fund, një herë e përgjithmonë”. /Kosova.info/


Go to TOP