Kurti: 425 mijë të punësuar, buxheti i shtetit është rritur 35%

Ka nisur takimi i kryeministrit Albin Kurti, së bashku me ministrat Elbert Krasniqi dhe Hekuran Murati, me kryetarët e komunave për koordinim ndërinstitucional.

“Ekonomia në këto vitet e fundit, përkatësisht bruto produkti vendor është rritur me 33%, ndërkaq buxheti i shtetit 35%. Janë shpërndarë rreth 1.3 miliardë euro, te qytetarët e bizneset përmes masave”, ka thënë Kurti.

Takimi është thirrur për Strategjinë Kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve; ndërlidhjen qytetarëve me adresë zyrtare; Kontratën Kolektive.

Go to TOP