Abdixhiku viziton Açarevën, nderon kontributin e heroit Ismet Rrahmani

Sot në mëngjes, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me Kujtim Shalën, qëndruan në Drenicë, në Açarevë, ku vizituan Kullën e Heroit Ismet Rrahmani.

Ata u pritën nga familjarët dhe vëllezërit e heroit. Abdixhiku nderoi kontributin e Ismet Rrahmanit, luftëtar i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe përpjekjet popullore për liri, pavarësi dhe demokraci.

“Duke nderuar të shkuarën, bëjmë të ardhmen,” theksoi Abdixhiku gjatë vizitës. /Kosova.info/


Go to TOP