Policia bastis Ministrinë e Mjedisit, hetime për ambalazhimin e ujit
Policia e Kosovës është duke kryer bastisje në Ministrinë e Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinor.
Siç merret vesh këto bastisje po kryhen me urdhër të Prokurorit të Shtetit dhe kanë të bëjnë lidhur me ambalazhimin e ujit.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme janë kryer bastisje në “Pallatin e Rinisë” ku u arrestuan dy persona nënë dyshimet për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”.
